Interesante

Whiskey 55 vjeçar shitet për 55.000 euro

Një shishe e rrallë e Whiskeyt, e vjetër 55 vjet është shitur në ankand për 55.000 euro dhe kështu vendosi rekordin e ri botërorë.

Shishja “Glenfiddich Janet Sheed Roberts Reserve” tejkaloi rekordin e mëhershëm prej 35.000 euro.

Kjo është shishja e parë prej 11 shisheve e krijuar më 1955 për nder të Janet Sheed Roberts, mbesës së William Grant i cili themeloi destilerinë Glendfiddich.

Janet në gusht festoi ditëlindjen e 110 dhe është personi më i vjetër në Skoci.

Zyrtarët e shtëpisë së ankandit thonë se ky Whiskey është punuar sipas standardeve më të larta dhe ia vlen çdo cent i shpenzuar për të. Fitimet prej shitjes do të shkojnë për bamirësi.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close