FutbollSport

Ronaldo i sigurt për fitore

Real Madridi do ta mposhtë Bayern Munichun në sfidën e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu – ka thënë Cristiano Ronaldo.

Për të luajtur në finalen e 19 majit, Los Blancos duhet ta përmbysin epërsinë prej 2-1 të bavarezëve, ndërsa portugezi nuk ka dyshim për suksesin e ekipit të tij.

“E dimë se Bayerni do të luajë me kundërsulme, por gjithashtu e dimë se ata do të na respektojnë shumë, sepse do të luajmë në shtëpi”.

“Jemi mirë dhe jam i sigurt se do të fitojmë në shtëpi, pasi që do të luajmë në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë dhe i kemi të gjitha kushtet për të fituar”, ka deklaruar portugezi gjatë një interviste.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button