KosovaLajme

Nga burgu koordinohen për transfere!

Natalie VelijajFisnik Blakaj ka komunikuar disa herë në telefon me Natalie Velijaj derisa ajo gjendej në burg. Blakaj madje ka shkelur edhe arrestin shtëpiak duke shkuar në bankën NLB në Istog, për të kryer disa transaksione.

Kësaj i ra në fije Policia e EULEX-it e cila kreu edhe disa bastisje. Për skandalin e pasaportave janë zgjeruar hetimet duke çuar numrin e të dyshuarve në 10.

Fisnik Blakaj kishte vendosur të dalë nga shtëpia e tij për të kryer me urgjencë disa transfere parash në Bankën NLB, në Istog.

Duke vepruar kështu, Blakaj, që është një ndër të dyshuarit në rastin e njohur si skandali i pasaportave, e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga Gjykata.

Veprimeve të tij Policia e EULEX-it i kishte ra në fije vetëm pas ekzaminimit të telefonit të të dyshuarës kryesore për zhdukjen e 1.4 milionëve të pasaportave biometrike, Natalie Velijaj, i cili u gjet në burgun e Lipjanit të hënën.

Express mësoi se me të njëjtin telefon, por me kartela të ndryshme, Velijaj gjatë gjithë kohës për disa muaj rresht kishte biseduar me Blakajn.

“Ka ende dyshime se paratë gjenden tek të dyshuarit dhe komunikimi mes tyre do të thotë shumë për hetimet”, ka thënë një burim i Gazetës Express i përfshirë në hetime.

Për t’i ra në fije adresave dhe shumës së parave të transferuara ditëve të fundit nga Blakaj, Policia e EULEX-it në mëngjesin e së mërkurës, vetëm dy ditë pas konfiskimit të telefonit nga shtetasja gjermane, kishte marrë të gjitha të dhënat bankare të Fisnik dhe Betim Blakaj në Bankën NLB në Istog.

“Po ashtu janë marrë të gjitha video-incizimet për të parë hyrjet dhe daljet e këtyre ditëve në Bankë si dhe për të identifikuar të dyshuarit”, ka thënë burimi i “Expressit”.

Të nesërmen EULEX njoftoi përmes një komunikate për media për zgjerimin e hetimeve në rastin e pasaportave.

Aty bëhet e ditur se janë kryer bastisje në disa prona të banimit dhe zyrave të disa të pandehurve, përfshirë edhe shtatë të ri në rastin.

“Bastisja është urdhëruar si pjesë e hetimit lidhur me vjedhjen e 1.4 milionë eurove e cila ka ndodhur në kuadër të një kontrate për pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hetimi ekzistues është zgjeruar në mënyrë që të përfshijë akuza të reja dhe shtatë të pandehur të rinj”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Sipas këtij misioni asnjë prej shtatë të pandehurve të rinj, e që qon në dhjetë numrin e të dyshuarve, nuk është zyrtarë i lartë. Tashmë dihet se Velijaj kishte implikuar tre ish-zyrtarë të MPB-së; Besnik Berishën, Agim Fejzullahun dhe Besnik Canaj për këtë rast.

Pavarësisht kësaj, që të tre janë në liri dhe nuk është bërë e ditur nëse EULEX ka nisur edhe zyrtarisht hetimet ndaj tyre.

Në dëshminë e saj në Prokurori, e të cilën e posedon gazeta, Velijaj ndërkaq ka përmendur edhe një sërë emrash tjerë por edhe kompani të ndryshme në Kosovë tek të cilat ka transferuar shuma të majme të parash nga llogaria e saj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button