Shendetesi

Aktiviteti fizik largon depresionin

Aktiviteti fizik në kohën e lirë duket se është një strategji e mirë për të mbajtur larg ankthin dhe depresionin.

Kështu thotë një studim i publikuar në British Journal of Psychiatry. Në kërkimin e kryer në Novergjim, ku janë marrë në konsideratë 40 mijë persona, të cilët janë pyetur për aktivitetin fizik të kryer në kohën e lirë dhe gjatë orarit të punës.
Të dhënat tregojnë se kush është më sedentar në kohën e lirë ka dyfish mundësi të shfaqë simptoma të depresionit, krahasuar me ata që i dedikojnë më shumë kohë aktivitetit fizik.

Kërkuesit panë edhe se nëse sporti ushtrohej në një ambient të gjallë, ishin më evidente ngritjet e humorit, falë edhe efektit pozitiv të socializimit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close