LifeStyle

Analiza e thjeshtë, që tregon nëse keni zemër të shëndetshme

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë cilët pacientë në dukje të shëndetshëm, rrezikojnë të pësojnë një sulm në zemër.

Ekspertët thonë se analiza në fjalë mund të jetë më e mirë se matja e presionit të gjakut ose niveleve të kolesterolit për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Deri më tani, analiza është testuar vetëm tek meshkujt, por studiuesit e financuar nga Fondacioni britanik i Zemrës sugjerojnë se duhet të funksionojë po kaq mirë edhe tek femrat. Analiza zbulon nivelet e një proteine të quajtur troponin, e cila çlirohet kur muskujt e zemrës janë dëmtuar.

Mjekët aktualisht e përdorin këtë analizë gjaku për të ndihmuar në diagnostikimin e grave dhe burrave të cilët mendohet se mund të kenë pësuar infarkt.

Por studiuesit nga Universiteti i Edinburgut dhe Glasgow (Skoci) thonë se ajo duhet të përdoret para se pacientët të shkojnë deri në atë pikë.

Në studim, Profesor Nicholas Mills dhe kolegët e tij zbuluan se meshkujt që kishin nivele të larta të Troponinës në gjak kishin më shumë gjasa të pësonin një atak kardiak ose të vdisnin nga sëmundjet e zemrës 15 vjet më vonë.

Por nëse këta persona të diagnostikuar i nënshtroheshin një trajtimi parandalues, me ilaçe që ulin kolesterolin të quajtura statin, u reduktuan rreziqet dhe nivelet troponinës.

3,300 burrat që morën pjesë në studim kishin kolesterol të lartë, por jo histori të sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët planifikojnë të vazhdojnë hulumtimin edhe tek gratë. Profesor David Newby, një nga autorët e studimit të publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (Instituti Amerikan i Kardiologjisë), tha: “Troponina është pothuajse një barometër i shëndetit të zemrës”.

“Nëse nivelet e saj janë të larta, kjo do të thotë se rreziku i problemeve të zemrës rritet. Ajo gjithashtu duket se parashikon se kush përfiton nga statina dhe hap një derë për një metodë krejt të re analize”.

Profesor Mills shprehet se kjo analizë ndihmon mjekët të identifikojnë pacientët në dukje të shëndetshëm që mund të vuajnë nga një sëmundje e heshtur e zemrës.

Tim Chico kardiolog në Universitetin e Sheffield (Angli), i cili nuk ishte i përfshirë në studim, është pajtuar se gjetjet ofrojnë një mënyrë për të identifikuar personat që janë në rrezik.

“Problemi me sëmundjet e zemrës është se është ende shumë e vështirë të zbulohen shenjat e hershme tek njerëzit pa simptoma”, tha ai.

Megjithatë, paralajmëroi specialisti, mënyra më e mirë për të trajtuar sëmundjet e zemrës është parandalimi. “Është e rëndësishme që të ruani një dietë të shëndetshme, aktivitet të rregullt fizik, të mos pini duhan dhe të ruani peshë dhe presion të gjakut të shëndetshëm”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button