LajmeMaqedoniaPolitika

As “Ibar” nuk është i vërtetë

Dosja ‘Ibar’ është në procedurë për vërtetimin e vërtetësisë së saj, pasi edhe kjo është në formë të fotokopjes. Meqë deri më tani nuk ka arritur dosja origjinale për këtë person, atëherë me siguri se nuk ka”, tha kryetari i Komisioni për verifikimin e fakteve Tome Axhiev. Dosja “Ibar” të premten është dërguar për verifikim tek Drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim, në zbulimin ushtarak, tek Arkivi i shtetit dhe Agjencia për zbulim.
Komisioni për verifikimin e fakteve ka konstatuar se nuk mund të verifikojë vërtetësinë e dosjeve “Daja” dhe “Mama”, për shkak se të njëjtat janë fotokopje dhe jo origjinale. Ky është njëri nga konkluzionet e marra në mbledhjen e mbajtur në këtë Komision. “Të dhënat e marra nga të ashtu quajturat  dosje ‘Daja” dhe ‘Mama’, nuk mund të verifikohen për shkak se  bëhet fjalë për fotokopje dhe jo origjinale. Nga krahasimi i bërë me dosjet të tjera të këtij shërbimi, nga institucione të tjera relevante, është konstatuar se këto dokumente nuk përmbushin standardet e dosjeve të tjera dhe nuk janë relevante për Komisionin që të mund më pastaj të veprojë sipas tyre”, tha Axhiev. Ai sqaroi se dosja me nofkën “Strelec”, nuk është marrë fare parasysh, për shkak se, bëhet fjalë për person i cili nuk kryen funksion publik dhe nuk ka dorëzuar deri tek Komisioni për lustrim, deklaratë për mospërfshirjen e tij në shërbimet sekrete, me çka i njëjti nuk është lëndë trajtimi nga ana e këtij organi.
Kohë më parë profesor nga Tetova Shpend Lushi i dërgoi Komisionit për lustrim tre dosje me pseudonimet “Daja”, “Mama” dhe “Strelac”, ndërsa menjëherë pas kësaj një qytetar nga një fshtat i Tetovës një dosje tjetër me pseudonimin “Ibar”. Që të katërtat kishin të bënin me funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button