FutbollSport

Barcelona nuk di të ndalet

Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës. Kësaj radhe ishte viktimë skuadra nga paralagja e Madridit, Rayo Vallecano, e cila u mposht nga nënkampionët me rezultat të thellë 5-0.

Ky takim ishte një rutinë e vërtetë për katalanasit. Kjo pasi Barcelona e zhvilloi këtë takim si një seancë stërvitore, të cilën e mbaroi lehtësisht në një pjesë të dytë magjike.

Epërsia e Barcelonës u krijua në minutën e 20-të, kur David Villa shfrytëzoi asistimin e Cesc Fabregas për të realizuar për 1-0. Me këtë rezultat mbaroi dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shfaq Lionel Messi, i cili e dyfishoi epërsinë tre minuta brenda pjesës së dytë (48’). Në vazhdim ishte Xavi ai i cili realizoi për 3-0 (78’), kurse dy minuta më vonë Fabregas shënoi për 4-0.

Me golin e dytë në takim Lionel Messi e vendosi rezultatin përfundimtar prej 5-0 (89’).

Me këtë fitore Barcelona kalon në krye të tabelës në La Liga me 25 pikë dhe asnjë humbje këtë edicion, teksa nesër e pret rezultatin e ndeshjes së Atletico Madridit me Osasunën. Ekipi i dytë nga Madridi ka një ndeshje më pak të zhvilluar se sa lideri.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close