FutbollSport

Bayerni viktima e radhës

Pas Manchester Unitedit, Baseli ka arritur të mposhtë një tjetër klub të madh evropian- Bayern Munichun.

Takimi i parë i 1/8 së finales të Ligës së Kamionëve i zhvilluar të mërkurën mbrëma në St. Jakob-Park, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të ekipit zviceran.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft dinamike dhe një lojë të bukur për sy, megjithatë rrjetat heshtën.

Mysafirët e filluan më mirë takimin duke bërë presion te skuadra vendase, mirëpo në vazhdim presioni kalonte sa në një anë, ashtu në anën tjetër, ndërsa zviceranët patën disa raste shumë të mira shënimi, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Edhe në gjysmën e dytë skuadrat zhvilluan lojë të hapur, duke qenë se kërkonin të shënojnë.

Bavarezët ishin më dominues në këtë fraksion të lojës duke tentuar që me anë të një goli t’ia lehtësonin vetes punën për ndeshjen e kthimit, porse nuk arrinin të shënojnë. Ndërsa njëkohësisht edhe lojtarët e Baselit mezi prisnin rastin e tyre për të shënuar.

Dhe këtë arritën ta bëjnë në periudhën e fundit të ndeshjes. Një pasim i mrekullueshëm i Jacques Zoua e gjeti para portierit të inkuadruarin në pjesën e dytë, Valentin Stocker, i cili shënoi golin e fitores (86’).

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Derisa Bayern Munichu do të ketë në favor tifozët dhe stadiumin, Baseli ka të shënuar një gol dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas.

Vlen të përmendet se nga minuta e parë në këtë takim luajtën dy shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

 

Basel – Bayern Munich 1:0 by FootballKing1992

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button