FutbollSport

Fitore e madhe e Marseille

Marseille ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Interit në sfidën e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Velodrome.
Sfida nga fillimi ishte e bllokuar, me pak raste shënimi, kryesisht e dominuar në posedim nga francezët, por rastet u takuan italianët të cilët hynë me një formacion të ndryshuar, me startues Zaraten dhe Forlan.

Sneijder bëri përpjekje të vazhdueshme që të vë në pozitë shënimi Forlan, i cili ishte shumë pranë golit, por ishte portieri Steve Mandanda ai që ndali gjithçka. Në fund Marseille bëri presion të shtuar ndaj Nerazzurëve, por për dallim prej sfidave tjera, reparti defensiv zikaltër ishte shumë në nivel.

Në fund të takimit Ayew rrezikoi me një goditje të rrezikshme, por Julio Cesar u tregua heroik duke menduar se mbajti në lojë Interin. Sidoqoftë Ayew realizoi me kokë për 1-0 në kornerin e fundit në minutën e tretë shtesë (90’ + 3).

Pas dy javësh zhvillohet sfida kthyese në Giuseppe Meazza ku francezët kanë përparësinë, ku Interi do të kërkojë fitoren, por do të luajë me rrezikun që Marseille të shënojë si mysafir.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button