FutbollSport

Cili është goli më i mirë i vitit?

Po merr fund dhe viti 2011, një vit i jashtëzakonshëm futbollistik ku u shënuan gola nga më të ndryshmet, ku kemi qenë dëshmitarë të magjisë futbollistike të lojtarëve më të mirë të globit, ndërsa tani është momenti për të zgjedhur më të mirin.

Në konkurrencë për ta fituar këtë vit çmimin për golin më të mirë nga FIFA janë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi (Barcelona), sulmuesi anglez i Manchester United (Wayne Rooney) dhe superylli brazilian Neymar (Santos). Më poshtë përshkrimet e golave magjik…

Lionel Messi (Barcelona 3:1 Arsenal)
Pas një gabimi të mbrojtjes së Arsenalit, të cilin më së miri e shfrytëzuan mesfushorët katalanas, ishte Andres Iniesta, ai që me një pasim e gjeti në brendësi të zonës Lionel Messin, që si një mjeshtër i vërtetë me të jashtmen paraboloi portierin e Arsenalit, Sczesnyn dhe finalizoi golin më të bukur të sezonit në Ligën e Kampionëve, e ndoshta më të mirë të vitit.

Wayne Rooney (Man.Utd 2-1 Man.City)
Pranë rezultatit të barabartë 1-1 në një ndeshje tepër të rëndësishme për Manchester Unitedin, si nga ana morale ashtu dhe nga ana tabelare, Wayne Rooney sigurisht se meriton të quhet hero. Pas një harkimi të Nanit, i cili tejkaloi përmasat e madhështisë, Wayne Rooney sikurse një perandor i vërtetë në zonën e Manchester Cityt u ngrit lart për të shënuar me gërshërë golin e fitores, të papërshkrueshëm, për Djajtë e Kuq. Është konsideruar një prej golave më të mirë në histori të Ligës Premier dhe mund të shpallet fare lehtë goli më i mirë i vitit.

Neymar (Santos 4-5 Flamengo)
Pa kurrfarë dyshimi, goli më spektakolar i sezonit në kampionatin brazilian, e pse jo edhe i vitit në botë. Pasi tejkaloi dy lojtarë pa ndonjë problem të madh, Neymar bashkëveproi me Borges për të depërtuar në zonë ku kaloi edhe tri lojtarë të tjerë, para se ta parabolonte portierin e Flamengos. Ishte ky një gol që tejkaloi çdo masë dhe që u përshkrua i pa besueshëm. Sidoqoftë, ky gol i cili ishte për 3-0 në minutën e 26-të, do të binte nën hije në vazhdim të takimit, pasi ‘njeriu i lindur me top’, Ronaldinho, bën rikthimin e madh duke shënuar hettrik dhe duke i ndihmuar Flamengos ta fitojë takimin në mënyrë sensacionale me rezultat 4-5.

Zgjedhja e golit më të mirë të shënuar gjatë vitit 2011 do të bëhet në një ceremoni të veçantë më 9 janar organizuar nga FIFA.

Sidoqoftë, është radha juaj lexues të nderuar që të shprehni mendimin tuaj mbi golat, të votoni golin më të mirë, e pse jo edhe të shkruani propozimin tuaj për golin më të mirë të vitit. Hapësira për komente është e gjitha e juaja…

[poll id=”16″]
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button