LifeStyle

E enjtja, e përsosur për seks!

A e keni ditur se e enjtja është dita më e mirë për seks? Dhe se e mërkura është dita kur keni gjasa më të mëdha për ta gjetur dashurinë e jetës? Një studim i ri i ekspertëve londinezë tregon se nëse disa gjëra i bëjmë në ditë të caktuara, suksesi nuk do të mungojë.

E hënë

Edhe pse njihet si dita më stresuese e javës, shkencëtarët londinezë pohojnë se e hëna është pikërisht dita më e mirë për lirimin e stresit. Gjeni kohë për pushim, sepse e hëna është,po ashtu,dita kur mundësitë për të pësuar infarkt në zemër janë për 20 për qind më të mëdha.

E martë
Dita më e mirë për realizmin e obligimeve të mbetura pas, duke qenë se të martën jemi më produktivë. Studimi tregon se pjesa racionale e të menduarit në trurin tonë dominon në ditët e para të javës, ashtu që duhet ta shfrytëzojmë për realizmin e obligimeve të përditshme rutinore.

E mërkurë
Kjo është dita më e mirë për të kërkuar dashurinë e jetës. E mërkura është e përsosur për takimin e parë (së paku kështu kanë pohuar 40 për qind e 8.000 të anketuarve në studim). Po ashtu, e mërkura është e përsosur kur dëshironi gradë më të lartë në punë, pasi këtë ditë shefat janë më “të kuptueshëm”.

E enjte
Ditë për seks! Niveli i kortizolit (i cili stimulon hormonet e seksit) është në maksimum. Filloni të kënaqeni që në orët e hershme të mëngjesit. Thuhet se niveli i hormoneve seksuale në atë periudhë është pesë herë më i lartë edhe te femrat edhe te meshkujt.

E premte
Dita më e mirë për ta lënë duhanin, dhe kjo sidomos për shkak të ardhjes së vikendit, kur jemi më të relaksuar dhe kemi vullnet të fortë.

E shtunë
Nëse dëshironi pasardhës, atëherë kjo është dita më e mirë që të filloni të merreni me atë punë. Fëmijët e filluar të shtunën kanë shanse më të mira që të kenë sukses në jetë.

E diel
Ditë perfekte për dalje dhe momente të lumtura pranë shoqërisë dhe njerëzve të dashur.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close