Sport

Formula 1, Williams prezantohet në internet

Skuadra britanike e Formulës 1, Williams, publikoi sot në faqen e internetit, pamjen që do të ketë makina në sezonin e ri të Botërorit.

Pastor Maldonado dhe Rubens Barrichello janë dy pilotët që do të drejtojë dy automjetet, të cilët rikthehen pas në identitetin e fillimit të viteve 1990.

Pamja dhe ngjyrat do të jenë të njëjta me ato të një dekade kur Williams, nën drejtimin e Ralf Schumaker-it, ishte në gjendje të konkurronte për fitimin e garave.

Ndërkohë, bie në sy logoja PDVSA, e kompanisë shtetërore të naftës venezueliane, e cila është vendosur në krahun e pasëm të mjetit.

Prezantimi në internet parapriu prezantimin zyrtar të mjetit, në një ceremoni që do të zhvillohet pas disa ditësh.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close