FutbollSport

Juventusi nuk di të humbasë

Me rezultat të barabartë 1-1 ka përfunduar supersfida e kësaj fundjave mes Milanit dhe Juventusit, me Zonjën e Vjetër që vazhdon edhe pas javës së 25-të të mbetet pa humbje në Serie A.
Ndeshja nga fillimi ishte tejet dinamike, me Milanin që e dominoi lojën në posedim dhe në konkretizim. Kjo erdhi ndoshta për shkak të ndryshimeve të Juventusit në formacion, pasi Milani edhe pa Ibrahimovicin, nuk shfaqi shenja dobësie, përkundrazi, mbyti në çdo aspekt kundërshtarin. Juventusi u paraqit me një formacion të pa zakont, 4-4-2, e që u tregua vendim i gabuar nga Conte.

Milani fillon të shfaqë tentativat e para dhe me anë të disa depërtimeve kërkoi golin, megjithëse nuk arrin ta gjejë aq lehtë portën.

Pas një aksioni të nisur nga krahu, një top të kthyer e shfrytëzoi më së miri Antonio Nocerino, i cili me anë të gjuajtjes së fuqishme, e cila u devijua, ndau në dysh portën Bianconere dhe e detyroi Buffonin të kapitulonte. San Siro në delir, Zonja e Vjetër e shokuar (15’).
Dinamika e lojës vetëm sa u intensifikua në vazhdim të takimit. Juventusi tenton që me kundërsulme ta dënojë Milanin, teksa këta të fundit nuk u ndalën.

Një aksion mirë të organizuar nga krahu Rossonerët arrijnë ta konkretizojnë në gol me anë të Muntarit pas një tollovie, por gjyqtari Paulo Tagliavento në mënyrë skandaloze anuloi golin e pastërt të Milanit (shih foton më poshtë). Protesta të mëdha pasuan nga publiku dhe vetë lojtarët Rossoner, por Milani mbeti i dëmtuar.

Kuq e Zinjtë kanë mundur të dëmtohen edhe më shumë nëse në kundërsulm Marchisio do të shënonte nga goditja nga distanca në mesin e habisë së krijuar ndër lojtarët në fushë, por heroik u tregua Abbiati që në mënyrë legjendare ndali goditjen.

Milani vazhdon ta dominojë sfidën pas këtij skandali. Ishte Mark Van Bommel ai që për pak sa nuk shënoi gol nga një goditje nga gjysmëdistanca, por holandezi nuk kishte fat.

Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e parë, e cila vërtetoi se derbi D’Italia nga ky sezon u takon këtyre skuadrave.

Fraksioni i dytë u takoi Bianconerëve. Conte bën ndryshime, sjell lojtarë të tjerë në fushë. Inkuadron Simone Pepen, Mirko Vucinic dhe Alessandro Matrin, të cilët u treguan opsione të qëlluara.

Juventusi arriti të rrezikojë portën Rossonere dy herë, madje realizoi dhe një gol që u anulua për pozicion jashtë loje, teksa edhe kuq e zinjtë ishin pranë golit, por nuk arritën të dyfishojnë epërsinë përkundër impenjimit.
Kur u mendua se Milani siguroi fitoren teksa Juventusi po e dominonte ndeshjen, vjen dhe goli i Zonjës së Vjetër. Simone Pepe harkoi nga krahu në zonë për Alessandro Matrin, i cili nga afërsia realizoi për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës (83’).

Vlen të përmendet se në fund të takimit pas një ndërhyrjeje të ashpër u përjashtua nga loja Arturo Vidal.

Pas kësaj ndeshje kontraverse, skuadrat mbesin aty ku janë, Juventusi mbetet pa humbje në pozitën e dytë me 50 pikë dhe një ndeshje më pak se Milani, që ka një pikë më shumë në vendin e parë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close