Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Katër të lënduar nga shpërthimi në Tiranë

Shpërthimi në ambientet e një biznesi në Lundër të Tiranës, ka lënë katër persona të lënduar. Flakët kanë rrezikuan bizneset pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Policia bëri me dije se ka shpërthyer një cisterne nafte, që ndodhet tri metra larg një biznesi në Lundër.

Fjala është për një cisternë që furnizonte gjeneratorin e biznesit, që përdorej për ngrohje dhe shërbime të tjera në biznes.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që mjekët bëjnë me dije se dy prej tyre kanë djegie në trup. Gjendja e tyre është e rëndë, derisa dy të tjerët, pasi kanë marrë mjekimet e nevojshme, janë liruar.

Në vendngjarje ndodhen tri automjete të zjarrfikësve, të cilat po punojnë për vënien në kontroll të situatës.

Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, paraprakisht mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button