FutbollSport

Kontrata e re e Ronaldos trishton Messin

messiPër të gjithë të dashuruarit e futbollit, Lionel Messi është i paçmueshëm, por vetë argjentinasi kërkon t’i vendosë vetes një çmim, dhe ai duhet të jetë më i lartë se ai i portugezit Ronaldo.

Kontrata e re e firmosur nga ylli i Realit, e ka bërë katalanasin të rrudhë buzët, aq sa sipas asaj që raporton e përditshmja “AS”, mbështetur në burime pranë klubit të Barcelonës, Messi do t’i kërkojë klubit të rishikojë pagën e tij, prej 12.5 milion euro në sezon.

Sipas asaj që mësohet Messi duke qënë futbollisti më i mirë në botë, pretendon dhe që të jetë më i paguari dhe për momentin diference prej 4.5 milion euro mes tij dhe Ronaldos, është një shumë që s’mund të kalojë pa u vënë re.

Argjentinasi firmosi vetëm vitin e kaluar kontratën e re me Barcelonën, dhe në atë kohë marrëveshja e arritur prej tij coi në trishtimin e Ronaldos, ndërsa firma e hedhur së fundmi nga portugezi, duket se ka bërë argjentinasin të trishtohet, pavarsisht se për momentin arkëton rreth 35 milion euro në vit, përfshi dhe të ardhurat nga reklamat.

Messi ka 100 përqind të drejta mbi imazhin e tij, ndërkohë që Ronaldo aktualisht zotëron vetëm 40 përqind, 40 përqind i ka klubi ndërsa 20 përqind janë në zotërim të agjentit të tij Jorges Mendes.

Gjithsesi në “Camp Nou” janë gati të bëjnë një tjetër sacrificë financiare për të kënaqur Messin e tyre, në fund të fundit një yll i trishtuar në fushë nuk është ajo që i nevojitet një skuadre të madhe.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close