LifeStyle

Shqiptari hap klubin më të bukur në Zvicër

Një sound-sistem të markës Void për më tepër se 300 mijë franga. Një pamje mbi gjithë qytetin e Winterthur-it, i dyti për nga madhësia në kantonin e Cyrihut, dhe me mobilim të dizajnerit anglez Paul Smith, në katin e 7 të pallatit “Claudia House of Sound”, më 28 shtator me një eveniment të madh hapet klubi i nivelit të lartë “The View”, me menaxher shqiptarin Dardan Hajdaj.

Kështu e përshkruan hapjen e klubit më të bukur të Zvicrës gazeta me tirazhin me të madh në këtë vend, 20minuta. “Rregullimi i klubit në fakt është shumë eksplicit – mirëpo ky nuk është klub vetëm për shtresën eNjë sound-sistem të markës Void për më tepër se 300 mijë franga. Një pamje mbi gjithë qytetin e Winterthur-it, i dyti për nga madhësia në kantonin e Cyrihut, dhe me mobilim të dizajnerit anglez Paul Smith, në katin e 7 të pallatit “Claudia House of Sound”, më 28 shtator me një eveniment të madh hapet klubi i nivelit të lartë “The View”, me menaxher shqiptarin Dardan Hajdaj.

Kështu e përshkruan hapjen e klubit më të bukur të Zvicrës gazeta me tirazhin me të madh në këtë vend, 20minuta. “Rregullimi i klubit në fakt është shumë eksplicit – mirëpo ky nuk është klub vetëm për shtresën e lartë, por për tërë rajonin“, thotë Dardan Hajdaj, që me përkrahjen e Royal Döner, ka investuar mbi 1 milionë franga në këtë klub.

Ai nuk do të kursejë as në shfaqjen e programit. “Ne do të angazhojmë edhe DJ të vendit dhe ndërkombëtarë në klubin që ofron plot 250 vende për të rriturit e moshës mbi 21 vjet”.

I kontaktuar përmes telefonit nga albinfo.ch, 24 vjeçari nga Peja, Dardan Hajdaj, tregon me një shqipe të rrjedhshme se është i diplomuar në gastronimi dhe ky është profesioni që e ka për zemër. Ndërsa në Zvicër thotë se ka ardhur si fëmijë fare i vogël.lartë, por për tërë rajonin“, thotë Dardan Hajdaj, që me përkrahjen e Royal Döner, ka investuar mbi 1 milionë franga në këtë klub.

Ai nuk do të kursejë as në shfaqjen e programit. “Ne do të angazhojmë edhe DJ të vendit dhe ndërkombëtarë në klubin që ofron plot 250 vende për të rriturit e moshës mbi 21 vjet”.

I kontaktuar përmes telefonit nga albinfo.ch, 24 vjeçari nga Peja, Dardan Hajdaj, tregon me një shqipe të rrjedhshme se është i diplomuar në gastronimi dhe ky është profesioni që e ka për zemër. Ndërsa në Zvicër thotë se ka ardhur si fëmijë fare i vogël.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close