BasketbollSport

Lajm tragjik: Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant (FOTO)

Pamje nga vendi ku u përplas helikopteri i Kobe Bryant (VIDEO)

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter.

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.

Pamje nga vendi ku u përplas helikopteri i Kobe Bryant (VIDEO)

Kobe Bryant raportohet se ka humbur jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California , të Dielën në mëngjes (sipas kohës lokale).

Vdekja e yllit të basketbollit u konfirmua nga mediumi amerikan, TMZ, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre Bryant po udhëtonte me katër persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur u rrëzua, duke vrarë të gjithë personat në bord.

18 herë pjesë e NBA All-Star kaloi karrierën e tij 20 vjeçare me Lakers, duke fituar pesë kampionate të NBA para se të pensionohej në vitin 2016.

Ai ishte basketbollisti i parë në histori që luajti 20 sezone në NBA.

Më poshtë pamje të helikopterit të rrezuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button