BoksSport

Luan Krasniqi reagon pas shpalljes së Haxhi Krasniqit kampion bote në boks

Ish-boksieri nga Kosova, Luan Krasniqi ka uruar bashkëvendësin e tij, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi pas shpalljes së tij si kampion i botës në boks.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.

Ky triumf bëri që Krasniqi të fitojë titullin e botës në peshat gjysmë të rënda dhe ta marr brezat në IBO dhe WBA.

Kjo fitore e ka gëzuar edhe ish-boksierin Luan Krasniqi, i cili nuk ka hezituar ta urojë bashkëvendësin e tij.

“Urime Robin Krasniqi për fitimin e titullit kampion Bote”.

“Një fitore spektakolare. Shumë pak e besuan që do ta arrish këtë”.

“Ti mund të jesh shumë krenar për këtë”, ka shkruar Luan Krasniqi.

 

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button