VIP

Nëna e Kimit kishte gisht në porno videon me Ray J

Kris Humphries ka nxehur edhe më shumë atmosferën pas divorcit të tij nga Kim Kardashian, duke pohuar se ishte nëna e Kimit, Kris Jenner, ishte ajo që urdhëroi regjistrimin e porno videos së famshme vetëm e vetëm që ta bënte vajzën e saj të famshme.

Humphries thotë se Jenner jo vetëm se ishte regjisore e video xhirimit të famshëm, por madje edhe urdhëroi ri-regjistrimin e videos, pasi video e parë nuk ishte mjaft e mirë.

Këto pohime sensacionale të Humphries janë bërë gjatë një bisede të tij me ish të dashurën, shqiptaren Fatmire Sinanaj, raporton TMZ.

Burimet nga ana tjetër bëjnë të ditur se Fatmire Sinanaj ka numër të konsiderueshëm të mesazheve në të cilat Kris Humphries i thotë se ajo është dashuria e jetës së saj dhe ku thotë se mezi pret kompletimin e divorcit nga Kim.
Tashmë ky konflikt sipas mediave amerikane pritet të zhvendoset në gjykata, sepse këto mesazhe të shqiptares e dëmtojnë rëndë imazhin e Kris Jenner dhe të Kim Kardashian. Këto të fundit i kanë mohuar plotësisht pohimet e basketbollistit Humphries.

Kim Kardashian momentalisht është në lidhje me superyllin Kanye West.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button