FutbollSport

Mund ta fitojmë kampionatin evropian

Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, thotë se Tre Luan mund ta ngrenë trofeun e Euro 2012 këtë verë.

26-vjeçari është i suspenduar për dy ndeshjet e para në grup pas ndërhyrjes në mbrojtësin e Malit të Zi, Miodrag Dzudovic, në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Megjithatë, ai thotë ekipi i Roy Hodgson duhet të shkojë në turne me besim se mund ta fitojë atë.

“Mendoj se ju shkoni në një turne duke shpresuar ta fitoni atë. Kjo është gjëja kryesore. Në dy garat e kaluara [Botërorin 2006 dhe 2010], ato kanë përfunduar në zhgënjim. Tash është koha për ta bërë si duhet”, ka thënë Rooney.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button