FutbollSport

Përçarje të mëdha në ekipin e Realit

Përçarje edhe më të mëdha nga sa kanë qenë më parë e kanë kapluar klubin mbretëror spanjoll, Real Madrid.

El Mundo Deportivo shkruan se lojtarët spanjollë të Real Madridit, duke përfshirë edhe argjentinasin Higuain, kanë formuar klanin e tyre, përderisa lojtarët portugezë duke përfshirë Ronaldon, kanë formuar klanin tjetër brenda ekipit, me Xabi Alonson që nuk është i përzier në asnjë prej këtyre klaneve.

Përçarjet u thelluan edhe më shumë pas disfatës nga Sevilla. Mediat madrilene raportojnë se Jose Mourinho refuzoi që të lejojë Sergio Ramosin që të pushojë një ndeshje për të qëndruar me familjen e tij. Ramos u ankua te bashklojtarët e tij, duke thënë se kjo nuk do t’i ndodhte Ronaldos.

Pasi i mësoi këto komente nga klani portugez, Mourinho vendosi ta lë në stol Sergio Ramosin për sfidën ndaj Manchester Cityt.

Këto përçarje janë të theksuara që një kohë të gjatë te kampioni i Spanjës, ndërsa kjo është përmendur nga Ronaldo në takimin e famshëm me Florentino Perez më 1 shtator, ku superylli u ankua për pakënaqësi pasi e di se një ekip me përçarje të tilla në zhveshtore nuk mund të fitojë asgjë.

Gjithçka do të varet nga sezoni në Ligën e Kampionëve. Çdo gjë pos triumfit në këtë garë pritet të rezultojë me largimin e Jose Mourinhos në fund të sezonit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button