BotaLajme

Përleshje mes demonstruesve dhe policisë

Qindra demonstrues janë përleshur me policinë në qendër të Zagrebit. Forcat e rendit kanë përdorur shkopinj dhe gazin lotsjellës për të mos lejuar turmën që t’i afrohej ndërtesës së Qeverisë kroate.

Përleshja ndodhi kur një grup demonstruesish, të cilët po protestonin në sheshin “Jellaçiq” kundër, siç është thënë, përndjekjes së veteranëve kroatë të luftës, u nis drejt selisë së Qeverisë në sheshin “Marko”. Atje janë ndeshur me forca të shumta policore, të cilat nuk i kanë lejuar të hyjnë në ndërtesë.

Demonstruesit, kryesisht të rinj, kanë nisur të gjuajnë me tulla, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka ndërhyrë me dhunë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close