FutbollSport

Ramos dëshiron 100 pikë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, shpreson të shkruajë histori me Los Blancos duke shënuar fitore ndaj Mallorcas gjatë të dielës për të arritur 100 pikë në La Liga.

Reali aktualisht ka 97 pikë dhe tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të Spanjës, por nesër do ta ketë shansin të bëhet skuadra e parë që arrin pikë treshifrore në një sezon.

“Ne duam të bëjmë histori duke mbledhur 100 pikë dhe po ashtu dëshirojmë të përfundojmë sezonin duke festuar titullin në stadium. Ky është synimi jonë pasi është një numër impresiv dhe do t’i bëjë njerëzit ta mbajnë mend këtë edicion të La Ligës”.

“Me ca fat, punë të fuqishme dhe qëndrueshmëri ne mund të nxjerrim tre pikë për të përfunduar sezonin me një shenjë para tifozëve tanë”, ka thënë Ramos për faqen zyrtare të Real Madridit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button