Robert De Niro nderohet nga një kolegj

Legjenda e ekranit, Robert De Niro, ka marrë një doktoratë nderi nga Kolegji Bates në SHBA.

Aktori dhe regjisori e ka marrë doktoratën gjatë ceremonisë së ndarjes së diplomave në Lewiston, ndërsa veç tij nderime të tilla kanë marrë edhe gazetarja Gwen Ifill dhe bilogia Bonnie Bassler.

De Niro, i cili mori doktoratë nderi për art, gjatë fjalës së tij ka bërë shaka me studentët.

“Me gjithë respektin ndaj Gwen Ifill dhe Bonnie Bassler, mendoj se kjo është këshilla më e mirë që do ta merrni sot – bëhuni yje filmi”.

“Ndoshta ju tërheqin karriera të tjera, interesa të tjerë, angazhime të tjera. Ndoshta dëshironi ta ndërroni botën, por ju lus që të hiqni dorë nga këto ide. Kur unë fillova, nuk isha yll filmi dhe situata ishte e keqe. Porsa u bëra yll filmi, gjërat filluan të shkojnë për mrekulli”, ka është tallur aktori.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.