LajmeShqiperia

Sali Berisha të shpjegojë pasurinë

berishaNga selia rozë deputeti Taulant Balla e ka quajtur si një reagim dëshpërues, deklaratën e një dite më parë të zëdhënëses së PD që lidhej me transparencën që opozita vijoi të bëjë bazuar në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Berisha dhe fëmijëve të tij.

“Përsëri Saliu nuk dha shpjegime po vetëm vazhdoi avazin e tij të baltës në adresë të kryetarit Edi Rama. Në fakt s’ka edhe shumë faj, sepse s’ka se si t’i justifikojë fëmijët e tij që në deklarimet e tyre kanë lënë shumë boshllëqe. Tani ka dalë edhe ky 1.3 miliardëshi i dollarëve të arratisur ilegalisht nga Shqipëria gjatë qeverisjes së tij, 1.3 miliard dollar që ia kanë vështirësuar shumë justifikimet Saliut!Por ne s’ia zgjidhim dot Saliut hallin që sjell me vete pasuria e bërë përmes abuzimit me pushtetin. Eshtë e qartë si drita e diellit se pasuria përrallore e fëmijëve të tij, që është edhe pasuria e tij në fakt, kërkon shpjegim.
Ose kjo pasuri është vënë falë pushtetit të babit kryeministër, ose pastaj Argita dhe Shkëlzeni zotërojnë një shkop magjik të të bërjes së parasë e të pronave që s’ka pse të mos e përdorin për të pasuruar çdo shqiptar. Sepse kështu ndihmojnë edhe babin që të mos i varfërojë e rrënojë më tutje shqiptarët me paaftësinë e me babëzinë e tij. Nejse, për sa kohë Argita dhe Shkëlzeni nuk na e tregojnë shkopin magjik, atëherë mbetet vetëm pasurimi falë pushtetit të babit”, tha Balla.

Zoti Balla ka sfiduar për të disatën herë Argita dhe Shkëlzen Berishën duke i ftuar t’u argumentojnë  shqiptarëve përfitimin e pasurisë së deklaruar.

“A kanë përfituar para publike, licenca apo koncesione të pasurive shtetërore, nga ato që i menaxhon babi Saliu, biznesmenët që kanë kërkuar konsulencën e Argitës apo ndërmjetësimit e Shkëlzenit?  Sepse Shkëlzeni dhe Argita nuk mjafton të thonë që kanë bërë 3 milionë lekë në ditë, por duhet të argumëtojnë mënyrat dhe bizneset si i kanë bërë?
Shqiptarët duhet ta dinë se Shkëlzen Berisha deklaron se ka një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme, që do të thotë ka shitur dhe blerë prona. Gojët e liga thonë se Shkëlzeni është sekseri më i fuqishëm i Shqipërisë, por ne nuk merremi me llafe po vetëm me fakte. Shkëlzeni duhet të provojë se pronat që shet e blen nuk kanë lidhje me pushtetin e babit dhe as me ushtarët e babit në ministrira e hipoteka. Po pronat që ka blerë cilat janë? Çfarë ka bërë me pasuritë e paluajtshme, i ka shitur, blerë apo falur? Në deklarimin e tij të pasurisë së dy viteve, vetëm nga ndërmjetësimi ose sekserllëku, Shkëlzeni ka deklaruar se ka pasur fitim fiks 350 mijë Euro”, tha Balla.

Ne po presim po sigurisht jo me gojën kyçur,  deklaroi deputeti Balla sepse kjo s’është një çështje e interesit tonë po e interesit publik në Shqipërinë e rrënimit ekonomik e social të keqqeverisur nga babi i dy milionerëve që nuk justifikojnë dot as paratë e tyre të deklaruara.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button