VIP

Sekreti i zërit të Jacksonit, ishte sterilizuar

Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e mbretit të muzikës pop, Micheal Jackson, ai vazhdon të fitojë faqet e para të revistave dhe gazetave rozë.

Këtë herë ishte një mjek francez, i quajtur Alain Branchereau, ai që befasoi opinionin me një zbulim të botuar sot në të përditshmen “Le Parisien”.

Sipas specialistit endokrinolog, ka vetëm një shpjegim për aftësinë e mahnitshme të Jacksonit për të zgjatur dhe për të alternuar zërin e tij: ai ishte sterilizuar.

Nuk ekziston asnjë e dhënë për “tredhjen” e mbretit të popit, por sipas Blanchereau, një mjekim i dëmshëm hormonal për heqjen e puçrrave e kishte lënë seksualisht të paaftë ose kishte ulur ndjeshëm potencialin e tij riprodhues.

”Në vitet 1970 ekzistonte një kurë për puçrrat, e bazuar në një mjekim që përmbante një molekulë të quajtur ciproteron. Dihet se Michael e ka përdorur shpesh këtë mjekim, i cili më vonë u ndalua kategorikisht, pasi u zbulua se dëmtonte potencialin riprodhues mashkullor. Në fakt, molekula është në gjendje të përthithë doza të mira testosteroni, duke shkaktuar ndryshime në zë, në pakësimin e qimeve apo në reduktimin e prodhimit të spermatozoideve. Një kurë e tillë, e përdorur për një kohë të gjatë, rrezikon të shndërrojë në steril mashkullin”, deklaroi mjeku francez, transmeton TCH.

Sipas Blanchereau, kjo është arsyeja që shpjegon zërin unik të Jacksonit. Ai ishte në gjendje të këndonte në tre regjistra, ndërsa tenorët janë në gjendje të bëjnë këtë vetëm në dy.?

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button