FutbollSport

Arsenali në vend të katërt

arsenaliArsenali e ka përmbysur epërsinë e West Hamit për të dalë fitues (3-1) i ndeshjes së vlefshme për javën e 34 në Ligën Premier.

Në përballjen e zhvilluar në Emirates, Matthew Jarvis priti një top të kthyer nga Szczesny pas goditjes së Nocerinos dhe realizoi (40’).

Mirëpo, para se skuadrat të shkonin në pushim, Lukas Podolski e barazoi rezultatin (44’). Cazorla ishte asistues.

Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Olivier Giroud shënoi për epërsinë e Topçinjve (55’), falë asistimit të Vermaelen.

Lukas Podolski realizoi edhe golin e dytë personal (78’). Kësaj radhe u ndihmua nga Aaron Ramsey.

[sociallocker]Pas kësaj fitoreje, Arsenali është ngjitur në vend të katërt në tabelë me një pikë më shumë se Evertoni (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).[/sociallocker]

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button