FutbollSport

Titulli në duart e Manchester City

Manchester City është lideri i ri në kampionatin e Anglisë, pas fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalit lokal Manchester United, në sfidën e zhvilluar në Ettihad Stadium.

Ishte kjo një sfidë e dominuar tërësisht nga Manchester City, teksa Manchester Unitedit nuk i mjaftoi tradita dhe përvoja e madhe që të mbajë distancën me rivalin lokal në sfidën kruciale për titullin.

Sfida nis e baraspeshuar, me Manchester Cityn që ka iniciativën. Sidoqoftë, vendasit përkundër tentimeve për të organizuar aksionet, vështirë gjenin hapësirat për të goditur në portën e De Geas, kjo falë mbrojtjes së hekurt të vendosur nga Sir Alex Ferguson.

Djajtë e Kuq pothuajse nuk treguan asgjë në pjesën e parë, pasi kërkonin të rrezikonin nga kundërsulmi. Sidoqoftë, përkundër dështimit për të shënuar nga ana e Tevezit dhe Agueros, në fund të pjesës së parë u thye mbrojtja e Djajve.

Një harkim të jashtëzakonshëm nga këndi të David Silvas e shfrytëzoi më së miri me një shkëputje fantastike mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany, i cili realizoi me kokë për 1-0 dhe epërsinë e Manchester Cityt (45’). Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u zhvillua kryesisht lojë e baraspeshuar me pak raste, por me dominim të lehtë të Cityt. Teksa ndeshja po i afrohej mbarimit, u rrit dhe tensioni në fushë. Madje pas një ndërhyrje të ashpër të De Jong u fjalosën edhe dy menaxherët, Sir Alex Ferguson dhe Roberto Mancini, incident ky që kaloi pa konflikt fizik.

Deri në fund United tentoi të rifitonte në posedim dhe të organizonte aksione pas hyrjes në lojë të Valencias dhe Young, por këto lëvizje u treguan të dështuara, pasi Manchester City mbajti epërsinë dhe arriti të mbyllë ndeshjen me rezultat 1-0.

Kështu, dy javë pa përfunduar sezoni, Manchester City është lideri i ri i tabelës në Ligën Premier me 83 pikë, po aq sa ka edhe Manchester United në vendin e dytë, por me golaverazh më të dobët.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close