Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Vret veten pas vetëvrasjes së të dashurit

Një tragjedi e cila konsiderohet si sakrificë për dashurinë dhe për të dashurin e zemrës, është ajo e Romeo dhe Zhulietës. I tillë është rasti i dy të rinjve në qytetin e Durrësit.

Nëse për djalin nuk dihen shkaqet vetëvrasjes, vajza i shprehu qartë në një letër ku shpjegonte se i jepte fund jetës se “nuk duronte dot të jetonte pa njeriun të cilit i kishte dhënë zemrën”.

Mëngjesin e sotëm 20 vjeçarja Daniela Margjeka u gjet e varur në një pemë në shtëpinë e saj në lagjen Kodër Vilë të Durrësit.

Nga ana e policisë thuhet se vajza, para se të ndërmerrte aktin final, kishte shkruar një letër ku shkruante arsyet e vetëflijimit, pas vetëvrasjes së të dashurit të saj pak ditë më parë.

Dyshohet se djali për të cilin Daniela i dha fund jetës është 22-vjeçari Avdulla Cenga, i cili u gjet i varur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës në ballkonin e banesës ku jetonte me qira në Sektorin Teuta, lagjja nr.13, në plazhin e Durrësit.

Policia e Durrësit, transmeton NOA, bën me dije se Cenga ishte student në Universitetin e Durrësit dhe se shkaqet e vetëvrasjes së tij ishin si rrjedhojë e depresionit.

Gjithsesi, nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve për të cilat i dhanë fund jetës dy të rinjtë si dhe lidhjes që ekziston mes dy rasteve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button