BoksSportVIDEO

Wladimir Klitschko mbret në Moskë (Video)

klitschkoWladimir Klitschko pa kurrfarë problemi ka arritur ta mbroj titullin e tij të kampionit. Ukrainasi mposhti rusin, Alexander Povetkin edhe pse dueli u zhvillua në arenën Olimpyski të Moskës.

Shumica e të pranishmëve mbështetën boksierin rus, por ky i fundit as vetë nuk e di si qëndroi në ato raunde ndaj Klitschko. E kampioni aktual botëror ndoshta ka pësuar vetëm 4-5 goditje në fytyrë gjatë gjithë ndeshjes, madje goditje aq të dobëta sa që nuk i ka kuptuar fare!

Dy apo tri raundet e para shkuan barazi e më tutje deri në fund, Povetkin ra 5-6 në tokë, por duke mbrojtur sado pak krenarinë e tij vazhdoi duelin deri në raundin e fundit. Dhe kështu Klitschko me vendimin e jurisë, bindshëm me më shumë pikë fitoi duelin që nuk ishte aq interesant sa edhe pritej.

Të mposhtet ky njeri që ka vetëm tri humbje në karrierë duket pothuajse e pamundur në këtë kohë, pasi ende nuk ka dalur ndonjë rival i duhur. Në fund kampioni mbetet si gjithnjë, Klitschko i njohur me nofkën Dr. Stellhammer .

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close