Sport

Gjerdan Shaqiri para dyerve të Hamburgut

Reprezentuesi i Zvicrës, mesfushori shqiptar nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të skuadra të mëdha të Europës. Sipas informacioneve më të reja nga mediat italiane anësori 18-vjeçar i Baselit veç sa nuk ka nënshkruar me ekipin e Hamburgut. Shaqiri është i lindur në Gjilan në vitin 1991, ndërsa futboll ka nisur të luaj në Zvicër. Ai nga viti 2001 deri në 2009-ën ka luajtur për përzgjedhjet e reja të Baselit. Në ekipin e parë Shaqiri është inkuadruar sezonin e kaluar, ndërsa deri më tani zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi katër gola. Edhe pse ka kontratë me Baselin deri në 2014-ën, sulmuesi i talentuar ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe Liverpoolit, mirëpo informacionet e fundit flasin se ai është shumë pranë Hamburgut. Drejtuesit e skuadrës gjermane dëshirojnë që Shaqiri të kalojë tek ata që në merkaton e janarit, por nuk është e ditur nëse Baseli është i gatshëm për një transfer të tillë dhe sa të holla do të kërkonte. Shaqiri për Kombëtaren A të Zvicrës debutoi në vitin 2010 për të cilën deri tani ka luajtur në shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Legjenda: Shaqiri (Basel) në duel me Pranjiçin (Bayern)

Van Gaal pyet për Shaqirin
Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri me paraqitjen e tij i ka lënë përshtypje edhe trajnerit të Bayernit, Louis van Gaal. “Po të them diçka tash, atëherë menjëherë i bie se jam duke u interesuar për Shaqirin. Pas kësaj do të rritej edhe presioni mbi të riun. Për këtë arsye më mirë të mos flas”, ka thënë Van Gaal, duke lënë të kuptohet se është kënaqur me lojën e tij. “Ndoshta me këtë edhe është futur në listën e dëshirave të Bayernit”, shkruan gazeta “Blick”.

Shaqiri krahasohet me Riberyn
Mesfushori Xherdan Shaqiri po krahasohet me yllin francez të Bayern Muenchenit, Franck Ribery. Madje këtë krahasim e vlerëson si të qëlluar edhe ish-lojtari i Bayernit dhe tash trajneri i Grasshopperit, Ciriaco Sforza.
“Ai ka kualitete të njëjta me Riberyn, edhe pse është ende herët të flasim. Unë mund të paramendoj që tash Shaqiri pas asaj paraqitjeje të së martës të jetë një lojtar mjaft interesant për Bayernin”, ka thënë Sforza.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button