Teknologji

Samsung shet 10 milionë Galaxy SII

Që prej debutimit gjatë muajit prill të këtij viti, Samsung ka deklaruar se ka shitur mbi 10 milionë njësi të modelit të saj më të avancuar të telefonit – modelin Samsung Galaxy SII.

Mirëpo, shifrat e shitjes së Samsung Galaxy SII janë ende larg atyre të Apple dhe modelit të saj të fundit, iPhone 4, i cili vetëm në tre-mujorin e parë të vitit është shitur më shumë se 20 milionë herë.

Megjithatë, modeli i telefonit të mençur i cili ka mbetur ndër të paktët që garon me iPhone 4, ka arritur rekorde të mëdha, duke marrë parasysh se Samsung Galaxy SII është shitur në 5 milionë njësi deri në qershor të këtij viti.

Për më pak se 8 javë, shitja e Samsung Galaxy SII është dyfishuar, ndërsa së fundmi ky model i avancuar i telefonit ka arritur edhe në Kosovë, përmes operatorit mobil IPKO, i cili e ofron atë me 24 këste mujore, dhe pa kamatë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button